Ngjarja shokuese që ndodhi në Greqi, ku një 20-vjeçare u vra pranë krevatit të foshnjës së saj 11-muajshe, pasi është torturuar dhe mbytur nga grabitësit, të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur, vijon të lërë ende pa fjalë edhe policët më me përvojë në Greqi.
Hap pas hapi policia po kërkon prova, por edhe gabime që do t’i çojnë ata të arrestojnë tre autorët e paskrupullt, duke krijuar edhe pamje 3D lidhur me ngjarjen.
Sipas hetimeve, njëri nga tre autorët e vrasjes e mbylli gojën e vajzës me copa lecke dhe e mbyti duke i mbyllur me forcë rrugët e frymëmarrjes me duar.
Policia vlerëson se pasi 3 autorët e krimit me kapuç varën qenin e familjes në kangjella, ata hynë në ndërtesë përmes dritares së bodrumit dhe prej andej filloi makthi për çiftin.
Zyrtarët e departamentit të vrasjeve tashmë kanë “ndërtuar” profilin e autorëve, një “armë” e domosdoshme në duart e policisë për t’i lokalizuar ata.
Ata e konsiderojnë pothuajse të sigurt se janë grabitës të specializuar, anëtarë të një grupi kriminal. Grabitësit ishin katër, tre sulmues dhe një vëzhgues që i priste jashtë.