Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë – Ksamil, në vendin e quajtur Berdenesh.
Një mjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashë rrugës.
Si pasojë ka mbetur i plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit.
Adoleshenti ka marrë fraktura në kokë dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Bashkë me 14-vjeçarin në mjetin e aksidentuar ndodhej gjyshi i tij, i cili ishte shoferi, nëna dhe tezja e djalit.
Kur makina doli nga rruga, njëherësh edhe djali ka përfunduar duke u përplasur në trotuar. Goditja ka qenë e fortë dhe i mituri ka çarje të mëdha në kokë.
Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.