Pas paralajmërimit se do të ketë sulme në ndërtesën në të cilën ndodhen zyrat e Al Jazeera dhe Associated Press dhe të disa mediave ndërkombëtare në qytetin e Gazës, është goditur nga një raketë izraelite. Blloku i kullës përmbante gjithashtu një numër apartamentesh dhe zyrash të tjera.
Raketa që ka goditur ndërtesën, e ka shembur atë plotësisht , por që ende nuk ka të dhëna për numrin e e të lënduarve. Ndërkohë që pas paralajmërimit pjesa më e madhe e stafit është larguar nga ndërtesa. Korrespondenti i i Al Jazeera, Safwat al-Kahlout në një reagim pas shembjes së ndërtesës u shpreh se çdo gjë u zhduk brenda dy sekondash.
Harry Fawcett i Al Jazeera, i cili ka raportuar gjerësisht nga Gaza shtoi se : “Ky është një moment shumë i trishtë për të gjithë ne. ”
Situate në Gaza prej ditësh nuk njeh qetësi, ku para ndërtesave të mediave ka pasur një sulm në një kamp refugjatësh,. Deri tani në gaza kanë humbur jetën të paktën 140 persona, mes të cilëve 39 janë fëmijë.