BallinaBotaVIDEO/ 'Telefonata e vdekjes', si e njoftoi Izraeli administratorin e pallatit në...

VIDEO/ ‘Telefonata e vdekjes’, si e njoftoi Izraeli administratorin e pallatit në Gaza para bombardimit

spot_img
spot_img

Ushtria izrelite, përpara se të ndërmarrë sulme me raketa në ndonjë objekt të veçantë, njofton përmes telefonit ose njerëzve të saj, që civilët të largohen nga Gaza.

Administratori i nje pallati u njoftua me telefon nga ushtria izraelite që të evakuonte godinën, pasi do të bombardohej brenda pak orësh, me dyshimet se aty fshihen elementë të Hamasit. Siç shihet në pamjet që janë shpërndarë në mediat botërore, Jamal Nasman nuk dukej fare i frikësuar teksa fliste në telefon, edhe pse bëhej fjalë për një çështje tepër serioze.

Ai tha për Reuters se i ishte kërkuar që banorët e godinës 13-katëshe të largoheshin.

“Edhe sa kohë ju duhet? Dy ose tre orë? Ju thatë dy ose tre orë dhe më pas nuk duhet të ketë njeri aty?  Të shkoj t’u them që të mos afrohet njeri? Në rregull, do të pres që të godisni. Të gjithë janë larguar nga godina, edhe ata të godinave përreth po qëndrojnë në rrugë. Nuk ka njeri brenda”, dëgjohet Nasman të thotë në telefon.

Ushtria izraelite pretendon se bën çdo përpjekje për të ruajtur civilët dhe akuzon Hamasin se i përdor zonat e banuara si mburojë, për të qëlluar me raketa në drejtim të qyteteve izraelite. Por nga ana e banorëve në Gaza ka patur akuza se bombardimet bëhen pa paralajmërim.

Sulmet me raketa mes palëve vazhdojnë. Ushtria izraelite raportoi se gjatë natës, rreth 200 raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të shtëpive në Ashdod, Bersheva dhe Sderot./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular