Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Këto mbledhje do të zhvillohen vetëm tri javë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Mësohet se Kryesia e PD do të mblidhet në orën 17:00, ku në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”
Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite.