BallinaSportDëmtimi në gju/ Thyhet ëndrra e Zlatan Ibrahimovic për të luajtur me...

Dëmtimi në gju/ Thyhet ëndrra e Zlatan Ibrahimovic për të luajtur me Suedinë në Euro2020

spot_img
spot_img

Zlatan Ibrahimovic ka marrë një dëmtim në gjurin e majtë dhe është më serioz se sa duhet, duke e shtyrë që ta mbyllë para kohe sezonin, por edhe të humbë mundësinë për të luajtur në Euro 2020.

Sulmuesi 39-vjeçar kreu ekzaminimet mjekësore tek mjeku që e operoi në gju në kohën kur ishte pjesë e Manchester United, ndërsa ai i rekomandoi një terapi 6-javore për t’u rikuperuar.

Rikuperimi duhet të bëhet që të shmangë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

Megjithatë edhe pas gjashtë javësh nuk ka garanci që do të jetë i rikuperuar, ndaj vetë sulmuesi ka lajmëruar trajnerin e Suedisë, Janne Andersson, se nuk do të jetë gati për të luajtur në Euro 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Suedeze e Futbollit, që nëpërmjet një postimi në Twitter i uron rikthim sa më të shpejtë në fushë sulmuesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular