Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit të sotëm në Elbasan ka dhënë mesazhin se beteja e tij do të vijojë deri në fitore.
Basha thotë se fushata nisi në krahun e qytetarëve dhe për ta, prandaj beteja do të vijojë në krahun e tyre. Ai thekson se beteja do të vijojë deri në fitoren e Shqipërisë dhe çdo familje shqiptare.
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Ne e nisëm këtë fushatë në krahun tuaj dhe për ju. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju deri në fitoren e çdo familje shqiptare deri në fitoren e Shqipërisë.