BallinaAktualitetBilanci i 24 orëve të fundit/Ja sa viktima dhe raste të reja...

Bilanci i 24 orëve të fundit/Ja sa viktima dhe raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Shqipëri

spot_img
spot_img

Një numër i ulët viktimash dhe rastesh të reja me Covid-19 është regjistruar edhe këtë të diel në Shqipëri. Sipas të dhënave të Ministria e Shëndetësisë për 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 3 humbje jete dhe 37 raste të reja me Covid 19.

Betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Maj 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë      1,231

Të shtruar në spitale      85

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,862

Testime totale            676,757

Raste pozitive             132,015

Raste të shëruara        124,312

Raste Aktive                  5,271

Humbje jete                  2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         4137

Shkodër       219

Fier               125

Korçë            196

Gjirokastër   135

Durrës          64

Vlorë             113

Elbasan        75

Lezhë           87

Berat             57

Kukës           29

Dibër           34

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular