BallinaAktualitetMbërrin avioni me 267 ushtarë amerikanë në Rinas/Yuri Kim: Për Shqipërinë...

Mbërrin avioni me 267 ushtarë amerikanë në Rinas/Yuri Kim: Për Shqipërinë stërvitja “Defender 21” sjell…

spot_img
spot_img

Ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë, në kuadër të stërvitjes “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s.

Në një prononcim për mediat ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se kjo stërvitje do të shërbejë edhe ekonomikisht për Shqipërinë.

Është një ditë emocionuese. Jemi këtu për të parë ardhjen e trupave amerikane që vijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe të bërë në këtë rajon. Shqipëria është mikëpritësi kyç nga të gjithë vendet e Ballkanit. Kjo është historike. Dua të nënvizoj se kjo stërvitje përveç përfitimi ushtarak sjell me vete punë dhe injektim në ekonomi. SHBA ka shpenzuar 35 mln dollarë për punësimin e shqiptarëve si shoferë, punëtorë ndërtimi apo kuzhinierë. Ne do të kemi më shumë se 6000 ushtarë amerikanë këtu, jo të gjithë njëherësh por herë pas herë”, tha ambasadorja.

Ushtarët amerikanë në vendin tonë vijnë në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “Defender Europe 21”, në të cilën merr pjesë edhe Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular