Një 35-vjeçare ka mbetur e plagosur nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme pranë kryqëzimit Fushë-Prezë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioni paraprak 35-vjeçarja me inicialet E.K si pasojë e plagëve të marra është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq një automjet ka marrë flakë në lëvizje në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit”.
Nga informacionet e para, mjeti më pronësinë e drejtuesit E. Sh., 50 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë në vendngjarje po vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.