BallinaPolitike“Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por u vendos të hapej gara”- Kadilli...

“Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por u vendos të hapej gara”- Kadilli flet pas mbledhjes së Këshillit të PD

spot_img

Në një prononcim për mediat pasi Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë më 13 qershor, Fatbardh Kadilli tha se zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi është që të hapet gara.

Ai tha se është i vendosur që t’i qëndrojë deri në fund projektit për një PD të pastër, të hapur dhe fituese.

“Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi. Pavarësisht vendimit, zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të hapet gara.

Sado e pabarabartë gara, sado jashtë standardeve, jam i vendosur ti qëndroj deri në fund projektit për një PD të pastër, të bashkuar, të hapur dhe fituese. Duhet ti japim shpresë sot të gjithë shqiptarëve, një PD më të madhe se kryetari, se vetë PD, për një PD të shekullit të 21-të. Nuk ndryshojmë kryetarin, ndryshojmë veten. Që përballë krimit të kemi me vete qytetarin.

Jam për qytetarin që është qytetar politik, jo që e trajtojmë me oferta materiale. Do ia dalim, demokracia është e vështirë, rrugë e gjatë, një brez larg prandaj do e mbrojmë. Do i shkoj deri në fund përtëritjes së PD, por gjithë shoqërisë shqiptare. ‘’- tha Kadilli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular