Ylli i muzikës pop, Ariana Grande i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar së fundmi me të fejuarin e saj Dalton Gomez, në një ceremoni të vogël e me pak njerëz. 27-vjeçarja sipas mediave rozë dhe betimin para partnerit para rreth 20 të ftuarve.
“Ata u martuan. Ishte një ceremoni e vogël dhe intime, me më pak se 20 persona. Dhoma ishte e vogël, por e mbushur me shumë dashuri. Çifti dhe familjet e tyre janë shumë të lumtur.
Ceremonia thuhet se është zhvilluar në një ambient luksoz në Grande të Montecito, një zonë e famshme kjo në Kaliforninë jugore.