Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. Mësohet se një person ka humbur jetën nga aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur dy automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat.