Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Raportohet një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur.
Mësohet se policia ka arrestuar pesë persona nga mosha 17 deri në 44-vjeçare, pasi dyshohet se me anë të shantazheve kanë detyruar 15-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç kryer në bashkëpunim’, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare”, njofton policia.