Anëtarët e KAS u përfshinë nga debatet gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa janë shqyrtuar ankimimet e bëra për qarkun e Gjirokastër. Debati u zhvillua mes anëtarrit Ilir Rusmajlit dhe realatorit të KAS, Ledjo Braho.
Përfaqësuesja e Partisë Demokratike në KQZ, Lealba Pelinku, e cila u shpreh se dy persona, anëtarë të aministratës së qendrave të votimit, kanë votuar dy herë.
Nënkomisionerja tha që kjo provë, nga ana e KQZ do të kërkohet dhe të vendoset në dispozicion. Ndërsa nga krahu tjetër, relatori Braho, i kërkoi Rusmailit që të anashkalonte pyetjet, pasi KAS nuk ishte prokurori.
Debati nisi kur Ilir Rusmajli kërkoi me ngulm identitetin e dy personave dhe pozicionet e tyre në qendrat e votimit, duke aluduar se ata mund të jenë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe e kanë bërë këtë gjë për të sabotuar procesin zgjedhor.
Në këtë moment ndërhyri Braho, i cili i kërkoi Rusmajlit të mos tejkalonte kompetencat dhe të merrte rolin e prokurorit.
“Nëse doni që të bëni drejtësi atëherë kërkoni që ata persona të procedohen siç e kërkon ligji, mos bëni hipoteza”, tha Braho.
Ndërsa Rusmajli, duke vijuar debatin u shpreh “nëse kemi të bëjmë me një shkelje individuale atëherë kemi të bëjmë me një përgjegjësi individuale, nëse kjo është shtyrë nga forca të caktuara kjo është një përgjegjësi shumë më e madhe”.
“Ne nuk jemi as prokurori dhe as gjykatë, nuk nisemi ne se cilat janë premisat që e kanë shtyrë atë person që të votojë dy herë”, tha Braho, ndërsa Rusmajli iu përgjigj “ne nuk e fshehim dot këtë nën rogoz”.
“Po të doni bëjmë dhe 5 minuta pushim, ne nuk jemi mbledhur këtu për ti bërë gjyqin nënkomisioneres, po të doni merrini komisionerët dhe nxirrini në media. Mua më duket e tepërt që ne të merremi dhe të gjejmë shkaqet subjektive të atyre që kanë votuar dy herë”, tha Braho
Debati
Lealba Pelniku: Është e nevojshme hetim i thelluar. Duhet të verifikohen materialet filmike dhe prokuroria ka detyrimin të paraqesë këto materiale dhe të bëjë verifikimet e saja.
Ilir Rusmaili: Kjo do të thotë që nuk është përfundimtar?
Lealba Pelniku: Sa i takon KQZ është përfundimtar.
Ilir Rusmaili: Ju nuk do të bëni veprime të tjera, të shihni kamerat, të thoni se është rast i verifikuar, komisioneri ka votuar 15 herë. Ju s’do të bëni veprime të mëtejshme?
Lealba Pelniku: Jo.
Ilir Rusmaili: Janë dy raste që keni markuar në tabelë dhe bëhet fjalë për persona që kanë vendosur me të njëjtin identitet, në dy qendra votimi. Bëhet fjalë për individë që janë në një qendër votimi dhe kanë votuar komisioner, e në tjetrën si zgjedhës. Ju i njihni, e dini çfarë funksionesh kanë ushtruar këto në administratën zgjedhore ditën e zgjedhjeve?
Lealba Pelniku: Informacioni që ne kemi është administratë zgjedhore.
Ilir Rusmaili: Cila ka qenë detyra, me çfarë detyre janë ngarkuar?
Lealba Pelniku: Ne na rezulton që është identifikuar në paisjane PEI është identifikuar si administratë zgjedhore.
Ilir Rusmaili: Nuk e keni verifikuar personin? Keni ndërmend të bëni këtë gjë?
Lealba Pelniku: Kjo mund të bëhet.
Ilir Rusmaili: Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Ne kërkuam thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën, jemi duke çmuar provën. Nëse nuk e çmojmë provën nuk japim dot vendime. Nëse ne, bazojmë vendimin tonë mbi një material që nesër do të griset bëjnë akt padrejtësie. Ndaj duhet ta sqarojmë këtë element. Në sqarimin e ditës së sotme thuhet që nuk është përfundimtar, ndërsa anëtarja e KQZ thotë se është përfundimtar. Komisioneri është verifikuar, bëra thirrje KQZ që të bëhet procedim penal. Ka dy raste që komisionerët kanë votuar nga dy herë. Ju keni përballë sot, dokument dhe thënie dëshmitarësh kontradiktore, cilën anë do të mbani?
Ledio Braho: Nuk ka asgjë kontradiktore, thjesht dokumenti sot është më i detajuar. Mund të gjesh që në një qendër votimi ka persona që kanë votuar 4 herë, vini re këtë.
Ilir Rusmaili: Ti je relator, por s’të jep të drejtën të kontestosh bindjen time. Kemi një dokument nga KQZ dhe dëshmitarit. Po përpiqem të kuptoj që zonja po flet si institucion apo jo. Kemi nevojë të dimë do të ketë verifikime mbi këtë dokument apo jo. KQZ do të bëjë veprime të mëtejshme po apo jo?
Ledio Braho: Komisionerja ka ardhur me shumë konsensus këtu, mos e trajtoni si organ hetimor.
Ilir Rusmaili: Unë marr seriozisht procesin.
Ledio Braho: Të gjithë e marrim.
Ilir Rusmaili: Dyshoj për këtë.
Ledio Braho: Në përgjithësi ne debatin e kemi mbajtur jashtë pyetjeve. Po e kthejmë si prokurori me pyetjet që i bëhet palëve. Është rasti i dytë që nënkomisioerët e KQZ hetohen si prokurori. Po e bën si hetuesia e dikurshe, mbetet vetëm ajo drita e kuqe të ndizet e të fiket,
Ilir Rusmajli: Ç’i ke këto fantazi, komisionerët janë për burg. Unë dua që provat t’i shërbejnë drejtësisë. Është interesante, si ka mundësi që asnjërit në këtë sallë nuk i intereson të dijë që me gjazë kanë abuzuar, kujt force i përkasin. Pse nuk e bën asnjeri këtë. A e nxirrni brenda kësaj seance të na tregoni se cilat funksionesh kryejnë këta persona?
Nëse jeni përpara një shkelje individuale vlera e saj në raport me kërkesën për pavlefshmëri është ajo e shkeljes individuale. Nëse jemi para një rasti kur provokimi bëhet për motive politike vlera e shkeljes është e ndryshme nga ajo e një rasti individual.
Ledio Braho: S’jemi as prokurori as gjykatë të vlerësojmë anën subjektive të komisionerëve. Se po bëni poezi këtu. Se dimë nga çfarë premisash është nisur ai komisioner për të votuar në qendra votimi. Këtë se paraqet dot asnjëherë. Ndaj pyesni prokurorinë
Ilir Rusmajli: Ne mund ta themi që se provojmë por smund ta fshehim nën rrogozë.
Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identitet. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre?
Lealba Pelniku: Është administratë zgjedhore…
Ilir Rusmajli: Cila ka qenë detyra e tyre?
Lealba Pelniku: Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë Komisioner apo operator.
Ilir Rusmajli: Nuk e keni checkuar? Dhe nuk keni ndërmend ta bëni?
Lealba Pelniku: Kjo mund të kryhet.
Ilir Rusmajli: Po a ishte përfundimtar hetimi, apo do ta çelëni përsëri? Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Të mbaroj unë. Unë mora leje për të bërë pyetje. Ne kërkuan thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën. Nëse nuk e vlerësojmë nuk japim dot vendime. Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare. Është thelbësore që ta sqarojmë deri në fund këtë element, apo nëse KQZ do të bëjë hetime më të thelluara. Kemi dy dokumenta, njëri thotë që nuk është përfundimtar dhe dëshmia pretendon të kundërtën. Ke dëshminë e saj që thotë se është përfundimtar. Dokumenti thotë nuk është. Jo të lutëm të mbaroj debatin me kolegët.
Ledio Braho: Komisioneri është identifikuar, nuk ke vetëm komisionerë ke edhe një tjetër.
Ilir Rusmajli: Të lutem shumë do të çmojmë provat
Ledio Braho: Po ça do i çmosh më shumë kësaj.
Ilir Rusmajli: Po krijohet përshtypja se çfarë po ndodh. Interesi juaj është dhe i yni. Ju keni përballë dokument dhe dhënie dëshmitarësh kontradiktore. Cilën anë do të mbani.
Ledio Braho: Mos e shfrytëzoni për fjalime tavolinën e KAS.
Lealba Pelniku: Unë përgjigjem për fazën e parë, kjo do të jetë objekt i një hetimi të mëpasshëm. Përfundimtare janë të dhënat që ka gjeneruar procesi i të dhënave.
Ilir Rusmajli: Në dokument flitet për dyshime, sot folët për përputheje. Janë informacione kontradiktore.
Ledio Braho: Po e sqaroi pra. Luajmë teatër.
Ilir Rusmajli: A ka mundësi se jam duke punuar për ju, jo për veten time. Zoti Braho të jep të drejtën të menaxhosh debatin por jo të kondicionosh bindjen time. Po arrij të përpiqem e të kuptoj.