BallinaAktualitetBanorët e Unazës: Rama e Lleshi pas hekurave; Klevis Balliu: Nesër bashkë...

Banorët e Unazës: Rama e Lleshi pas hekurave; Klevis Balliu: Nesër bashkë kundër qeverisë bandë

spot_img
spot_img

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, që u lirua dje nga gjykata, ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët vijojnë me protestën e tyre, duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Gjatë fjalës së tij, Balliu tha se, koha kur vendosin bandat ka mbaruar. “Rama i ka ditët e fundit, nuk ka forcë që na ndal. Shoqërimet e Ramës na bëjnë më të fortë. Tre të arrestuarit me mua, janë heronj.Të bashkohemi të gjithë bashkë më 11 maj”, tha ish deputeti Klevis Balliu.

Ish-deputeti demokrat nuk kurseu akuzat as ndaj kryeprokurores Arta Marku.

“Opozita nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët nuk do të marrin o pjesë në zgjedhje. Sot përballë nesh janë një grup  banditësh. Sot kemi përballë një Arta Marku, e cila nuk gjen prova për të mbajtur në burg Bajrat, por gjen prova për të mbajtur qytetarët e lirë në burg.

Ditën që u arrestova unë me qytetarët, ata liruan Bajrat, sepse iu duhen për të vjedhur shtëpinë. Të gjithë nesër orën 18:30, të bashkohemi si vëllezër dhe motra të jemi përballë kryeministrisë jo për të sjellë PD në pushtet, por për të  shpëtuar kombin”, tha Balliu gjatë fjalës tek zona e Astirit.

Ndërsa një prej banorëve paralajmëroi kryeministrin Rama dhe ministrin Lleshi se do të përgjigjen penalisht për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të Unazë së Re.

“Rama, Sandër Lleshi dhe të gjithë ata që kanë urdhëruar dhunë ata do të shkojnë prapa hekurave. Këta janë frikacakë, mjeranë. Ishin të armatosur deri në dhëmbë përballë grave dhe fëmijëve”, u shpreh një prej banorëve të Astirit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular