Rreth 100 mijë paund janë sekuestruar sot në Portin e Durrësit, që vinin nga Anglia. Mësohet se furgoni i mallrave, i përket një kompanie që çonte porosi nga Shqipëria drejt Anglisë tek emigrantet dhe anasjelltas.
Para pak muajsh nga policia e kufirit është bllokuar një sasi cigaresh kontrabande në Portin e Durrësit, e njëjta linjë transporti.
Policia shqiptare po bashkëpunon me atë angleze për rastin për të zbuluar se kush janë dërguesit dhe pritësit e parave. Gazetarja Bezat ka siguruar edhe foto nga furgoni, ku ishin krijuar disa vende të posaçme për të fshehur pakot e parave.