BallinaBotaShkëputet nga Antarktida aisbergu më i madh në botë, kalon sipërfaqen e...

Shkëputet nga Antarktida aisbergu më i madh në botë, kalon sipërfaqen e ishullit të Majorkës

spot_img
spot_img

Një pllakë gjigante akulli më e madhe se ishulli spanjoll i Majorkës është shkëputur nga brigjet e ngrira të Antarktidës në detin Weddell, duke u bërë ajsbergu më i madh në det, në botë, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Aisbergu i porsalindur, i emëruar A-76 nga shkencëtarët, u pa në imazhet e fundit satelitore të kapura nga misioni Copernicus Sentinel-1, tha agjencia hapësinore në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit me një foto të shtresës së madhe të akullit, të zgjatur.

Sipërfaqja e saj shtrihet në 4,320 km katrorë, i gjatë 175 km dhe i gjërë 25 km. Për krahasim, ishulli turistik i Spanjës, Majorca, në Mesdhe zë 3,640 km katrorë.

Shteti amerikan i Rhode Island është akoma më i vogël, me një masë toke prej vetëm 2,678 km katrorë.

Nga përmasat e mëdha, A-76 që u shkëput nga blloku i akullit Ronne të Antarktidës, renditet si ajsbergu më i madh ekzistues në planet, duke tejkaluar tani e lënë në vendin e dytë A-23A, me madhësi rreth 3,380 km katrorë që gjithashtu lundron në detin Weddell.

Një tjetër ajsberg masiv i Antarktikut që kishte kërcënuar një ishull të populluar me pinguinë pranë majës jugore të Amerikës së Jugut ka humbur shumë prej masës së tij dhe është thyer në copa, thanë hkencëtarët në fillim të këtij viti.

Lindja periodike e copave të mëdha të atyre blloqeve është pjesë e një cikli natyror dhe prishja e A-76, e cila ka të ngjarë të ndahet në dy ose tre pjesë së shpejti, nuk është e lidhur me ndryshimin e klimës, tha Ted Scambos, një glaciolog hulumtues në Universitetin e Kolorados në Boulder.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular