Grupimi për PD-në pritet që të shpallë sot dy kandidatët për kreun e partisë. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, dy emrat që do të propozohen nga grupimi për PD janë ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi dhe ish-anëtarja e kryesisë, Edith Harxhi.
Këta janë dy emrat që janë dakordësuar në mbledhjen që po zhvillohet sot, më pas pritet që grupimi të dalë me një deklaratë për mediat.
Ndërkohë, nga sa ka biseduar gazetari Mustafaraj me kryetarin për çështjet zgjedhore Jemin Gjana, edhe pse e ka shpallur vullnetin për të kandiduar, Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha ende nuk e ka depozituar vendimmarrjen për të garuar. As Basha nuk e ka bërë formalisht kërkesën.
Të shtunën përfundon afati për të gjithë kandidatët që synojnë të jenë pjesë e garës për kreun e Partisë Demokratike. Të dielën pritet një mbledhje e kryesisë ndërsa zgjedhjet brenda partisë mbahen më 13 qershor.