BallinaAktualitetVIDEO/Makina u dogj gjatë natës,nëna rrëfen momentin e frikshëm: Zhurma si bombë

VIDEO/Makina u dogj gjatë natës,nëna rrëfen momentin e frikshëm: Zhurma si bombë

spot_img

Një automjet është djegur gjatë mesnatës në Vlorës. Automjeti tip “Ford” me targa AA 218 EC ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në afërsi të ish fushës së druve në Vlorë.

Kryefamiljarja ka treguar momentin e rënies së zjarrit tek makina e djalit të saj. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.

Së bashku me këtë ka marrë flakë dhe një tjetër makinë e cila ishte parkuar ne oborrin e banesës. Nuk dihet ende shkaku ndërkohë qe familjarët shprehen qe nuk kanë pasur asnjë konflikt apo diçka të tillë.

“Kjo makinë punon djali në Vlorë dhe punon taksi. Kur u ndez ishte ora 12 se ishte makina e djalit dhe dolën të rinjtë. Ai parkoi këtë dhe nxori tjetrën jashtë. Sapo u ngjit lart dhe u shtri në krevat, zhurma si bombë. I bëri hatanë djalit. Nuk kemi pasur konflikte, as djali nuk di të ketë pasur. Nëse e ka bërë ndonjë i lig, kështu i djegtë zemra”, tha nëna e djalit që i mori flakë makina. /TCH/

Makina u dogj gjatë natës/ Nëna rrëfen momentin e

Makina u dogj gjatë natës/ Nëna rrëfen momentin e

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular