Një vajzë e moshës 25-vjeçare ka tentuar të vrasë veten, sipas Policisë, duke përdorur konsumuar një sasi medikamentesh.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku sipas njoftimit të uniformave blu e reja duke qenë në kushtet e depresionit ka tentuar t’i japë fund jetës.
“Me datë 20.05.2021, është dërguar në spital një 25-vjeçare, pasi dyshohet se në kushte depresive ka tentuar të kryej vetëvrasje duke konsumuar një sasi medikamentesh, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimet e policisë.