BallinaKronikeE rëndë/Punonjësi i OSHEE bie në korrent, humb jetën

E rëndë/Punonjësi i OSHEE bie në korrent, humb jetën

spot_img
spot_img

Një punonjës i OSHEE ka ndërruar jetë aksidentalisht këtë të diel, teksa ka rënë në rrymë elektrike me tensionin e lartë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Nepravishtë të Gjirokastrës. Policia thotë se viktima është shtetasi K.P., 55 vjeç, banues i këtij fshati dhe njëkohësisht punonjës i OSHEE.

“Rreth orës 17:15, jemi njoftuar se në fshatin Nepravishtë, shtetasi K. P., rreth 55 vjeç, banues në Nepravishtë (Punonjës i OSHEE)është gjetur i pajetë. Ky shtetas ka qënë duke punuar në një shtyllë tensioni në fshatin Nepravishtë dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, deklaron Policia e Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular