BallinaAktualitetKërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, por zbulon se…Gruaja qan me ngashërim...

Kërkon nënën biologjike pas 46 vjetësh, por zbulon se…Gruaja qan me ngashërim pasi vështron foton

spot_img
spot_img

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ka qenë Gentiana, e cila rrëfeu se ka ardhur të kërkojë prindërit e saj biologjikë.

Ajo është rritur nga prindër adoptues që i kanë dhënë gjithçka dhe e mori vesh që ishte e tillë gjatë shkollimit tetëvjeçar, por në moshën 21 vjeç ky fakt iu tregua edhe nga babai adoptues, pak pas vdekjes së nënës.

Pas humbjes së babait, Gentiana nisi të kërkojë rrënjët e saj duke nisur nga Shtëpia e Fëmijës në Tiranë. Ajo zbuloi ditën e saj të lindjes, emrin e nënës biologjike dhe u drejtua në dy emisione për ta gjetur.

“Ka një mesazh për ty” ka rënë në gjurmë e nënës së Gentianës, Sanies, e cila ka anën e saj të historisë. Një vajzë e re nga veriu i Shqipërisë, e martuar dhe me pesë fëmijë. Ajo mbeti pa përkrahje kur i vdiq bashkëshorti. Pas thuajse pesë vitesh nga vdekja e tij, mjekja e fshatit vë re diçka që Sania përpiqej ta fshihte për shkak të mentalitetit, shtatzëni.

Mjekja e ndihmoi të shkojë në spitalin e Shkodrës, larg kureshtjes së njerëzve që ta lindte fëmijën e qetë. Ardhja në jetë e Gentianës pasoi me qëndrimin dy mujor në spital, për të cilin u tha se ishte një operacion apandesiti, gjë që fëmija i madh e Sanies e mban mend ende në këtë formë. Prindërit e saj e pranuan sërish në shtëpi, por me kusht që të braktiste Gentianën.

Askush nuk e dinte pse Sania u bë krejt papritur e ndjeshme dhe nuk kuptonin shpesh disa episode të jetës së saj. Ajo ka kërkuar disa herë fshehurazi vajzën, në heshtje, me shpresën se do t­a gjente diku, por nuk ia arriti. Pas një lufte me tuberkulozin për 36 vjet, ajo ndërroi jetë më 10 Qershor, në ditën e ditëlindjes së Gentianës. Ajo nuk la amanete për fëmijët që nuk e dinin historinë e fshehtë të saj, por që tashmë ndodhen në dijeni të ekzistencës së gjysmë-motrës së tyre.

Një prej tyre është në pritje për të takuar Gentianën në prapaskenë, pasi për shkak të tronditjes nga historia nuk është gati për të dalë në ekran, ndërsa programi ka siguruar edhe një foto të Sanies. Gentiana e ngashëryer hap zarfin.

Gentiana: I ngjakam.

Ardit Gjebrea: Edhe ne atë menduam kur e pamë atë foto, i ngjan shumë.

Gentiana: I ngjaj shumë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për fat të keq, po të sheh nga qielli, por të paktën të ka lënë me pesë motra e vëllezër që do të jenë pjesë e jetës tënde. Ishte shumë e vështirë edhe për ata kur stafi ynë i komunikoi për çfarë ndodhi dhe të tronditur thanë “Okej, të marrim veten, nuk jemi gati ende që të dalim në ekran”, por ka ardhur vëllai i madh dhe po pret që ta takosh./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular