Një banesë është grabitur gjatë natës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spiten të Lezhës, ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit GJ.D., 61 vjeç për të vjedhur.
Pasi kanë hasur në rezistencë grabitësit kanë dhunuar kryefamiljarin dhe familjen e tij. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.