Një banesë është qëlluar me armë gjatë natës pak kilometra larg Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Prezë, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit B.S.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia në vend ka mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët. Ndërkohë po merren në pyetje dhe familjarët për të parë nëse kanë konflikte të mëparshme.