Startup-i kinez i automjeteve autonome “Pony.ai” ka marrë një leje nga Departamenti i Automjeteve Motorike të Kalifornisë (DMV) për të testuar makinat e tij pa drejtues të sigurisë njerëzore në timon në rrugët e specifikuara në tre qytetet e këtij shteti, njofton “Xinhua”.
Sipas një deklarate të lëshuar nga DMV, leja për “Pony.ai” autorizoi kompaninë për të provuar automjete pa shofer në rrugët publike në Fremont, Milpitas dhe Irvine.
“Ndërsa “Pony.ai” ka pasur autoritetin shtetëror për të testuar automjete autonome me drejtues sigurie që nga viti 2017, leja e re lejon kompaninë të testojë gjashtë automjete autonome pa shofer në timon në rrugët e specifikuara”, lexohet në deklaratë.
Në të theksohet se automjetet e testimit lejohet të veprojë në rrugë me kufij të shpejtësisë që nuk i kalon 72 km/orë në mot të kthjellët ose edhe me reshje të lehta.
55 ndërmarrje kishin leje aktive për të provuar automjete pa shofer në Kaliforni, njoftoi DMV, por “Pony” është kompania e tetë që merr një leje testimi pa shofer, duke u bashkuar me kompanitë e tjera kineze AutoX, Baidu dhe WeRide, së bashku me kompanitë amerikane Cruise, Nuro, Waymo dhe Zoox.