Një alarm i rremë për bombë në avionin e pasagjerëve të linjës Athinë-Vilnius, bëri që fluturimi të devijohej dhe aeroplani të bënte një ulje të detyrueshme në Minsk
Duket se e gjithë ngjarja ka qenë pjesë e një plani për të arrestuar një gazetar opozitar që ndodhej në bord.
Mësohet se Bjellorusia e ka detyruar avionin të ulej në aeroportin e saj në mënyrë që të arrestonte gazetarin kritik ndaj qeverisë. Gazetari që ka përfunduar në pranga tanimë përballet me dënimin me vdekje.
Blogeri dhe aktivisti i opozitës Roman Protasevich njihet si mbështetës i opozitares së njohur Sviatlana Tsikhanouskaya.
Ai është një gazetar dhe aktivist i njohur që ka kundërshtuar regjimin e Lukashenkos dhe ka qenë nga kritikët më të fortë gjatë protestave 6-mujore në Bjellorusi. Gazetari e ka konsideruar udhëheqësin bjellorus si “diktatori i fundit i Europës”.