Një grabitje ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar në kryeqytet. Raportohet se në rrugën “Reshit Çollaku” në zonën e Shallvareve, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me thyerje në banesën e një 53-vjeçareje dhe kanë marrë bizhuteritë dhe një shumë parash.
Denoncimi është bërë nga pronarja e shtepisë M.Veneti, e cila pasi ka konstatuar vjedhjen, ka njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.