Aksidenti i raportuar pak minuta më parë në Ballsh ka rezultuar me vdekjen e një 16 vjeçari dhe plagosjen e një 18 vjeçari, të cilët ishin duke udhëtuar me motorr,
Sipas policisë, motorri është përplasur me një makinë në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, ndërkohë që kanë konfirmuar viktimën 16 vjeçare me iniciale A. H.
Mallakastër/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.