Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 23 qershorin si momentin kur do të shqyrtojë çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.
Në datë 23 qershor 2021 do të mbahet seanca e parë në lidhje me 30 qershorin, pas padisë së bërë nga Kryetarja në Detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.
Kujtojmë që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste i bojkotuan zgjedhjet, duke mos marrë pjesë në asnjë bashki të vendit.
Këta të fundit e kanë çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke i kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë ripërsëritjen e zgjedhjeve.
“Subjekt i interesuar: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.
Objekti: “1. Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve. 2.
Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”.
Data e seancës: 23.06.2021, ora 10:00”, thuhet në njoftimi
Kujtojmë se këto zgjedhje u bënë pa praninë e opozitës që i bojkotoi.