BallinaKryesoreKlithmat e një gruaje….

Klithmat e një gruaje….

Nga Silvana Begaj

E larguar në orbita pafund larg Atdheut tim fizikisht më bënë të afrohem me revoltë shpirtërisht duke më kthyer aty kur dëgjoj këto copëza poshtërimesh vrastare që i bëhet një femre. I afrohem me përbuzje tymin e zi që ka pllakosur shoqërinë tonë, moralin tonë, ndërgjegjen duke nxirë shpresën sa herë që dëgjohen klithmat e vajzave të dhunuara nga monstrat e gëzuara në epshe shtazarake.
Nuk e di pse këto klithma nuk kanë shpuar akoma daullet e shurdhëve? Pse këto klithma nuk kanë shkuar lumenjtë e ti thajnë? Përse këto klithma të dala nga një shpirt që përpëlitet në makabritet nuk veshin dritën e artë të diellit? E hëna ka ulur kokën duke vërejtur e gjakosur në shikim e saj. Nga ato klithma dhe insektet fshihen skutave të thella të nëntokës. Si ka mundësi që ato klithma nuk ndalojnë ekzistencën e tik takut të orës,për pushimin e kohës? Janë klithma shpirti o qënie! Janë rënkime lebetitëse,që ngjethin!
Por jo,jo,jo! Shoqëri e baltosur nga gjurmët e turpit të pllakosura me heshtje. Ne shesim morale dhe shfajësojmë agresorin me pranimin si pjesë e qenieve njerëzore.
Mos kërkoni fajin larg. Ne si shoqëri po cënojmë vlerat e të qenit femër duke e konsideruar si mjet kënaqësie. Të gjithë ne që bëjmë moralistët kur dëgjojmë lajme të tilla. Po ! Ne! Ne që vlerësojmë këdo në bazë të trupit, makiazhit, fotot, buzëqeshjen duke iu bërë presion social dhe emocional. Ne , moralistët e ndershmërisë shikojmë dhe bëjmë sehir si hidhet vrer mbi femrat e suksesshme, madje edhe kur duam të prekim një mashkull i cënojmë dhe i shajmë motrën, vajzën, gruan, nënën.
Sepse një femër ne e diferencojmë që në fëmijëri. i mësojmë të hekuros, të gatuaj, të bëjë punët e shtëpisë, të jetë instrumenti i një mashkulli duke e dobësuar imazhin e saj dhe duke e rritur me idenë që përdhunuesi përligjet dhe e dhunuara gjykohet. Shuplakat e turpit dhembin pak më shumë.
Por, ju që lëshoni lot dhimbje dhe të shëmtuara. Jeni ju që i keni mësuar fëmijët tuaj ta trajtojnë femrën me mosrespekt duke trajtuar keq nënën. Jeni ju që e mësoni mos të kundërshtoi se është thjesht femër. E normal që vulën përfundimtare e merr kur ky krim barbar nuk dënohet mjaftueshëm. Prandaj lëngon kjo shoqëri maskiliste…
Kontradiktore,e depresionuar në fakt. Sepse në këtë shoqëri janë bashkë dhe nuk bëjnë dot pa njëri tjetrin. Sepse në këtë shoqëri janë domosdoshmërisht nëna dhe motra e dikujt, e dashura dhe gruaja e dikujt tjetër, janë shoqja, kolegia juaj ,mikja juaj.
Të marshosh në dyert e qeverisë dhe shesheve nuk mjafton! Duhen hapur bravat e zemrave , të edukojmë moralin,traditën tonë, historinë tonë, dinjitetin tonë. Duhet të marshojmë drejt shpirtrave dhe karaktereve tona duke perfeksionuar moralin.
Ne, si shoqëri, duhet ta thyejmë këtë barrierë shëmtie, mendësie prej skllaveje, të zbusim shpirtërat njerëzor, fëmijët tanë, shokët , shoqërinë dhe tërësinë.
Sepse jeta ka ngjyra. Mjaftojmë të duam ti njohim. Ngjyra që na jep një shoqëri e shëndetshme.
Në një shoqëri të shëndetshme Ajo është njësoi si Ai dhe është njësoj si Ju!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular