BallinaAktualitetA do e votojë Fatmir Xhafaj shkarkimin e presidentit Ilir Meta?

A do e votojë Fatmir Xhafaj shkarkimin e presidentit Ilir Meta?

Socialistët ndodhen përpara aktit final të shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Më 10 qershor, Parlamenti ka provën e madhe, atë të sigurimit të 93 votave për shkarkimit të Metës, të presidentit të vetëshpallur si anti amerikan.

Ky votim do të tregojë në të njëjtën kohë se sa unike është PS-ja në vendimin për shkarkimin e kreut të shtetit, sa të vendosur janë deputetët socialistë për largimin e ish-aleatit të tyre, që i ka shkaktuar jo pak telashe dhe dhimbje koke në marrëdhëniet mes tyre dhe me ndërkombëtarët.

Por që në nisje të kësaj nisme të dytë për shkarkimin e presidentit janë dhënë sinjale që mund të krisje brenda mazhorancës, këto të lëshuara nga ajo pjesë e të pakënaqurve, apo që po e shohin këtë nismë si një moment për ta shfrytëzuar për interesat e tyre personale.

Sipas burimeve të Gazeta “Shqip” një ndër deputetët socialistë që ka refuzuar të firmosë nismën për shkarkimin e presidentit është Fatmir Xhafaj. Ish-ministri i Brendshëm mësohet se në momentin kur i është kërkuar që të firmosë pro komisionit hetimor ai ka qenë kundër, duke deklaruar se nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

Fatmir Xhafaj është një nga deputetët e PS-së që mori përsipër kryerjen e reformës në drejtësi, një ndër nismat më të mbështetura me forcë nga amerikanët. Xhafaj është shfaqur si pro amerikan, personi që ka qenë pro reformës. Por tashmë ai po na shfaqet si mbështetës të Metës, në një kohë që ky i fundit, pra presidenti del hapur kundër amerikanëve dhe kundër Reformës në Drejtësi.

Sot kemi një ndryshim drastik, ku Xhafaj duket më i zbutur ndaj Metës që dikur e akuzonte se pas sulmeve që iu bënë adresë të tij për rastin “Babale” qëndronte dhe presidenti.

Me këtë veprim Xhafaj ka nxjerr në shitje votën e tij, duke bërë tender për shkarkimin e Ilir Metës.

https://www.gazeta-shqip.com/ne-fokus/a-do-e-votoje-fatmir-xhafaj-shkarkimin-e-presidentit-ilir-meta-i1137491

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular