BallinaKryesoreBasha pas takimit me ministrin gjerman: Denoncova masakrën zgjedhore. Ja çfarë diskutova...

Basha pas takimit me ministrin gjerman: Denoncova masakrën zgjedhore. Ja çfarë diskutova me Michael Roth

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me ministrin gjerman të Shtetit për Europën Michael Roth. Pas takimit ai ka thënë se ka informuar zyrtarin gjerman në lidhje me vjedhjen e zgjedhjeve në 25 prilli dhe ka theksuar se nuk duhet të heshtet para një fakti të tillë. Në një prononcim për mediat, Basha tha se i ka kërkuar ministrit Roth ta denoncojë masakrën elektorale para se të jetë vonë.

1. E njoha Ministrin Roth me zhvillimet e fundit qe lidhen me masakren zgjedhore te 25 Prillit.

2. Shqiperia humbi nje mundesi te arte me zgjedhjet e 25 Prillit jo vetem per demokracine dhe shqiptaret por e humbi dhe per procesin e integrimit.

3. Une besoj se nuk ka proces qe sjell me shume ndryshim se ai i integrimit dhe ne kemi bere cdo gje ne doren tone, qe cfare varej nga ne si reforma ne drejtesi dhe reforma zgjedhore te kalonin me konsensus. Qeveria i shkeli te duja me kembe.

4. Ne jemi i vetmi vend ne rajon qe ku nga 3 u bene 15 kritere vetem deshtimeve te njepasnjeshme te qeverise. Sepse integrimi behet permes arritjeve dhe kerkon rezultate te cilat si kane treguar raportet e ndryshme te Komisionit por edhe te Bundestagut nuk kane ardhur.

5. I kam kerkuar Ministrit Roth si dhe cdo miku nderkombetar qe te flasin e ti denoncojne masakren e 25 Prillit, perndryshe do jete vone per Shqiperine, per demokracine.

Perndryshe do te kemi te njejten situate me drogen qe mbushi Europen, me kriminelet ne parlament, me pastrimin e parave, me emigracionin e me cdo kriter qe ka qene ne perkeqesim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular