BallinaAktualitetRaporti për verifikimin e shkeljeve të Presidentit Meta, miratohet në mënyrë unanime...

Raporti për verifikimin e shkeljeve të Presidentit Meta, miratohet në mënyrë unanime nga komisioni hetimor

spot_img
spot_img

Komisioni Hetimor e ka miratuar në mënyrë unanime raportin për verifikimin e shkeljeve të Presidentit Ilir Meta.

Tashmë, brenda 7 ditëve, ky raport do i dërgohet Parlamentit, që deputetë të shprehen me votë për shkarkimin apo jo nga detyra të kreut të shtetit.

Kush është dakort me raportin, konkluzionet e tij dhe gjithë materialet bashkangjitur duke marrë parsysh sugjerimet e kolegëve?

Të gjithë dakort, Miratohet raporti i komisionit hetimor për verifikimin e të gjitha shkeljeve të rënda të presidentit Ilir Meta me vota unanime të gjithë anëtarëve”, tha kryetari i komisionit hetimor, Alket Hyseni.

“Kjo nuk është ditë krenarie për secilin nga ne por ditë e mirë për demokracinë, për shtetin e së drejtës se ne kemi ndjekur një proces të shëndoshjes së demokracisë, përtej asaj që do vendoset në seancë kjo është triumf i shoqërisë tonë demokratike, kushtetutës dhe mekanizmat të kontrollit ndaj zyrtarëve të cdo rangu për të cilët ka dyshime se mund të kenë abuzuar me ligjin e Kushtetutën”, u shpreh Hyseni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular