BallinaKryesoreHeqja e abonesë së përgjithshme/Gerti Bogdani: Ç’taksirat kanë qytetarët, që përveç mungesës...

Heqja e abonesë së përgjithshme/Gerti Bogdani: Ç’taksirat kanë qytetarët, që përveç mungesës së kushteve duhet të paguajnë edhe biletën

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për të hequr nga qarkullimi abonetë e përgjithshme për tre muaj. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bogdani shkruan se me këtë vendim fatura rëndon mbi qytetarët shqiptarët.

“Bashkia e Tiranës njofton se do te rishikoje linjat e urbaneve ne Tirane, e me këtë sebeb do te heqe nga qarkullimi abonete!

C’taksirat kane qytetaret ne këtë rast, qe përveç kushteve mizerabel e standardeve te munguara, duhet te vazhdojnë te paguajnë 400 Leke biletën për çdo rrugë?

Nuk mund te gjenin një zgjidhje qe te mos i rendonte qytetaret, apo kush e vret mendjen?!”, shkruan Bogdani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular