Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka nis hetim disiplinor në ndaj kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Pas bërjes publike nga media të materiale filmike në Tik Tok duke shfaqur dhe jetën e luksit që bënte.
“Zyra e Inspektorit tee Lartee tee Drejtesisee u njoh me materialet filmike tee shpeerndara nee media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatees Elbasan. Inspektori i Larte i Drejteesisee, Artur Metani ka urdheeruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates peer rastin”, thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të ILD-së.
Siç shihte dhe nga pamjet në njërën prej shumë videove të publikuara në profilin e saj, ajo dëgjohet të thotë në sfond: ‘Jam mafia, mafia, mafia’.
Kapedani ndodhet në këtë gjykatë në tetor të vitit 2015, ndërsa ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020, pas dorëheqjes si kryetar gjykate të gjyqtarit Zihni Shahu. Në dhjetor 2019, Kapedani bëri bujë ne medie pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.