BallinaKryesoreDokumenti/Paloka i pergjigjet Braçes: Koha kur Banda e Lushnjes vendoste për zgjedhjet,...

Dokumenti/Paloka i pergjigjet Braçes: Koha kur Banda e Lushnjes vendoste për zgjedhjet, ka marrë fund

spot_img
spot_img

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka pak orë para protesës së opozitës i është kundërpërgjigjur zv.kryeministrit, Erion Braçe, i cili tha se dhunuesve dhe vrasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin dhe sanksionet e tij.Edi Paloka shprehet se kur Braçe flet me pasion për ligjin, të kujton qëndrimin e tij duke heshtur për kolegët e tij trafikantë.Nënkryetari i PD-së gjithashtu ka nxjerrë edhe dokumente, ku sipas tij, tregojnë se koha kur banda e Lushnjes vendoste fatin e zgjedhjeve tashmë ka mbaruar.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

“Kur degjoj Erion Braçen qe flet  me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun. Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”- shkruan Paloka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular