Mijëra qytetarë po derdhen në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e madhe të opozitës që fillon pas pak orësh. Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku duken me qindra makina të demokratëve të Kavajës të cilët me flamuj të PD po vijnë në drejtim të Tiranës.
Ja cfarë shkruan z. Berisha para pak minutash.
Vershim i papare i dhjetra mijra qytetareve nga mbare Shqiperia ne Tirane! Tmerrohet kakistokracia! “Rama ik”, Fitore! Sb
Por sic duket Rames i ka hyrë frika në palcë nga protesta e madhe që do të nisë sonte në orën 18:30 para kryeministrisë. Pasi ka tentuar që të bllokojë rrugët, sot Edi Rama ka marrë edhe një vendim të paprecedentë.
Ai ka vendosur që në orën 18:00 të bllokojë tunelin e Elbasanit vetëm për të ndaluar qytetarët që ti bashkohen protestës mbarë popullore.
Jane qytetarët që kanë denoncuar këtë vendim të paprecedentë.
Sipas tyre, arsyeja është vetëm bllokomi i qytetarëve që të mos marrin pjesë në protestë.