BallinaKryesoreNdodhte edhe kështu në Kampin e Tepelenës

Ndodhte edhe kështu në Kampin e Tepelenës

Përveç pjesës “natyrale” të Kampit të Tepelenës, herë pas herë sillej nga Ministria e Punëve të Brendshme edhe ndonjë që kishte qenë me partinë, madje partizan. Letra e mëposhtme e tregon fare mirë këtë situatë. Një letër nga Korça, denonconte se ishin liruar “armiq” por jo djali i saj.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha

E nënshkruara Mangalina Loni T., banuese në Korçë…, kam nderin t’ju lutem sa vijon:

Që në muajin gusht të vitit 1949, biri im Vasil Loni T. është arrestuar dhe sot ndodhet i izoluar në Kampin e Tepelenës. Unë nuk di shkaqet e arrestimit të tij, vetëm se habitem se të jetë fajtor një person si biri im, i cili rrjedh nga një shtresë shumë e varfër dhe përveç kësaj gjatë luftës nacionalçlirimtare ka qenë një aktivist i mirë, ka bërë pjesë në organizata antifashiste dhe ka qenë në njësit në qytet. Në gusht 1944 ka qenë partizan dhe ka bërë pjesë në Brigadën e 20 sulmuese. Kohët e fundit kam parë se janë liruar nga kampet e izolimit elementë borgjezë ,e një të kaluar të zezë antipopullore si janë paraziti Jani Avramushi, etj dhe biri im po mbahet akoma. Unë nuk di shkaqet e mbajtjes së tij në këtë kamp, por më vjen turp nga bota që biri im të konsiderohet si armik dhe në rast se faji i tij është i tillë sa të qëndrojë akoma në këtë kamp, unë e pranoj, por vetëm do të dëshiroja që të merret edhe njëherë në shqyrtim çështja e tij nga organet kompetente. Nuk di nëse e kaluara e tij lehtësohet me këtë dënim. Ju kujtoj se jam një plakë që me izolimin e tij kam mbetur vetë dhe pa ndonjë përkrahje.
Ju përshëndes dhe ju uroj jetë të gjatë.
Margarita Loni T.
VFLP, 1.2.1952 (55news.al)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular