BallinaAktualitetPasi uzurpoi shtëpinë e të moshuarës, refuzon që ta kthejë: Ma dhuroi...

Pasi uzurpoi shtëpinë e të moshuarës, refuzon që ta kthejë: Ma dhuroi vetë!

spot_img
spot_img

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi problemin e 88-vjeçares Nasta Tore nga fshati Mborje i Korçës, e cila kishte bërë kontratë noteriale me një banore të zonës të quajtur Kozeta Kala që do t’i dhuronte banesën pas vdekjes dhe gjatë kësaj kohe të përkujdesej për të.

Por zonja nuk u kujdes për të moshuarën dhe çështja shkoi në gjykatë për të zgjidhur kontratën noteriale. Por çuditërisht Gjykata e Korçës vendosi në favor të zonjës, edhe pse kjo e fundit nuk respektoi kontratën për t’i shërbyer 88-vjeçares.

Gazetarja e emisionit Stop shkoi në zyrën e noterit Bledar Zake, për ta pyetur rreth kontratës së të moshuarës Nasta Tore me zonjën Kozeta Kala. Noteri thotë se gjykata duhet ta kishte zgjidhur automatikisht kontratën, por varet si është bërë kërkesë padia nga avokati.

Gazetarja: Është bërë një kontratë për rentë jetësore këtu, zonja Nasta Tore.

Noteri: Po!

Gazetarja: Tani, unë dua të di, se zonja e ka hedh në gjyq, a është bërë diçka tjetër, që mund t’i kenë marrë firmë zonjës?

Noteri: Kanë bërë vetëm këtë kontratën e rentës jetësore.

Gazetarja: Pra, nëse ajo nuk merr kujdes, mund të prishet kjo kontratë në gjyq.

Noteri: E prish automatikisht gjykata.

Gazetarja: Gjykata nuk e ka prishur, prandaj.

Noteri: Varet pastaj dhe nga kërkesa, që bën avokati e më the të thashë.

Gazetarja e Stop takoi edhe vëllain e 88-vjeçares, i cili shpjegon se kujdestarja Kozeta Kala nuk u kujdes për motrën e tij.

Gazetarja: A është kujdesur Kozeta për Nastën gjatë kësaj kohe?

Vëllai: Jo, nuk është kujdesur. Nasta iku, se ziheshe me të. Grindëshe. Kishte një cupë ajo, “Do të mbys, jo do të bëj kështu”. Unë isha njeriu i parë, që s’doja ta fusja me ata fëmijë atje brenda.

Gazetarja: Nëse zonjës do t’i duhesh për të dëshmuar në Apel, do shkosh ti?

Vëllai: Pse mos shkoj? Unë e kam motër.

Gjithashtu, gazetarja e emisoinit “Stop” kontaktoi edhe me zonjën Kala, e cila shprehet, se nuk ka ndërmend ta zgjidhë me marrëveshje kontratën, pasi shtëpia iu dhurua dhe ajo pretendon se është kujdesur për të moshuarën, siç e kishte marrë përsipër.

Kozeta Kala: Unë as nuk kam patur ndonjë problem, as nuk kam. Mua ma ka dhuruar vetë zonja me dëshirën e saj. Unë nuk kam vajtur as me zor, asgjë. Ajo rehat është në shtëpinë e saj, po ata nuk më lanë mua rehat. Po unë po ta trajtoja keq, vendimi  është marrë dhe nuk kam unë, se si ta trajtoja keq. Jo, unë nuk është, se nuk po kujdesem. Mua kaq më kërkuan, kaq bëra! Nuk iku vetë. Ajo ma dhurovi mua. Mirë, shko shikoje atje më mirë! Më qartë! Mua ma ka dhuruar, nuk kam çfarë të zgjidh paqësisht. Mirupafshim! Shumë faleminderit!

/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular