Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorë ku një 35-vjeçar ishte viktimë e një atentati.
Mësohet se atentatori ka shkuar në banesën e Sh.Velaj, në katin e pestë të një pallati në lagjen lagjen “24 Maji” në qytetin e Vlorës dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt 35-vjeçarit.
Nga plagët e marra, Shkelzen Velaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë. Gjatë krehjes së zonët nga policia, në afërsi të fshatit Risili, nga është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Ndërkohë policia vazhdon krehjen e zonës dhe grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak.
Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.
Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.
Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.