BallinaKronikeVrasje në Lushnje/ Ekzekutohet me armë zjarri në lokalin e tij një...

Vrasje në Lushnje/ Ekzekutohet me armë zjarri në lokalin e tij një 62 vjeçar, plagoset dhe djali

spot_img
spot_img

Një tjetër vrasje ka ndodhur mbrëmë dhe në Lushnje. Është vrarë me armë zjarri në lokalin e tij një 62 vjeçar ndërsa është plagosur djali i tij. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të  çastit. 31 vjeçari, ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë  kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular