BallinaKryesoreBasha: PD e vetmja shpresë për demokracinë, do t’ua kthejmë vendin njerëzve

Basha: PD e vetmja shpresë për demokracinë, do t’ua kthejmë vendin njerëzve

spot_img
spot_img

Kreu i PD-së, gjatë takimit të tij në Kavajë dhe Rrogozhinë deklaroi se PD-ja është e vetmja shpresë për demokracinë. Gjatë fjalës së tij lideri demokrat theksoi se do ta forcojnë aleancën me shoqërinë dhe do t’ua kthejmë vendin njerëzve.
Ndër të tjera Basha tha se më 25 prill ka rënë demokracia, por nuk kanë rënë shqiptarët dhe PD-ja.

foto galeri

“Zgjodhëm rrugën më të vështirë sepse ne jemi njerëz të vlerave, ne jemi njerëz të qëndresës. Askush nuk u detyroi ju dhe fëmijët tuaj, bijtë dhe bijat tuaja, gratë dhe burrat e Rrogozhinës të qëndronit fort para atij amalgami, para asaj përzierjeje të krimit, të oligarkisë dhe të shtetit të bërë njish me partine. Mund të kishit zgjedhur diçka tjetër, të rrinit në shtëpi, të largoheshit, mos të merrnit pjesë në fushatë apo akoma më keq siç ka bërë ndokush, duke shkelur mbi sakrificën dhe gjakun e demokratëve, ta shisnit shpirtin tuaj, por ju zgjodhët të qëndronit sepse këto 30 vite është bërë më e fortë, ka dalë më e madhe nga sfidat pikërisht sepse përbëhet nga njerëzit e vlerave, nga familja e vlerave dhe kështu qëndrojmë fuqishëm edhe më 25 prill para shqiptarëve dhe para gjithë botës.

Ndaj para vlerave ne do vazhdojmë, do ta vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku sepse 25 prilli i vitit 2021, ishin zgjedhje pa zgjidhje, njësoj si 31 marsi i vitit 1991. Shumë prej të rinjve as nuk e dinë se çfarë është 31 marsi i vitit 1991, por themeluesit dhe qëndresëtarët e dinë fare mirë së si vala e ndryshimit duke përfshirë Europën që përfshiu në fund Shqipërinë pas lëvizjes së dhjetorit nxiti një shpresë të jashtëzakonshme se regjimi kishte rënë. Ju i dini hilet, qëndresëtarët dhe themeluesit, që përdori regjimi.

Por ju e dini po kështu se ne pavarësisht prej dëshpërimit të ditëve të para, nuk u rrëzuam, nuk ramë përtokë, por u bëmë më të vendosur, u bëmë më të fortë dhe marshuam fuqimisht drejt 92-shit që shënjoi edhe fillimin e demokracisë. Sepse shqiptarët e dine, bota e di që nga rrëzimi i komunizmit tek ardhja e demokracisë, që nga futja në Këshillin e Europës, tek futja në NATO. Që nga heqja e vizave dhe de fakto marrja e statusit të vendit kandidat, zhvillimi ekonomik, punësimi, të gjitha janë veprat të juaja vëllezër dhe motra, demokratëve shqiptarë, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kjo nuk është rastësi, nuk është rastësi që kundërshtari politik që e ka qeverisur këtë vend pothuajse barabartë me në këto 30-vite pluralizëm, nuk ka asnjë arritje, por vetëm të zeza sepse ne jemi njerëz të vlerave, ne jemi njerëz të vizionit, ne jemi njerëz të shqiptarëve, për shqiptarët dhe për Shqipërinë.
Edhe në këtë fushatë kështu dolëm, ata me krimin në krah, ne me njerëz të vlerave, me intelektualë të spikatur. Mos i ulni kokat, kokat do t’ua ulim hajdutëve dhe kriminelëve. Ta çmontojmë këtë regjim duke bërë të mundur që atë që përkohësisht e ndalën shpresën dhe aspiratën, dëshirën dhe vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim ta bëjmë realitet. Sepse me të vërtetë me 25 prill ka rënë demokracia, por nuk kanë rënë shqiptarët, nuk ka rënë Partia Demokratike.”, tha Basha.

 

 

Mes të tjerash ai shtoi se; Ne jemi një familje shumë e madhe. Në fakt në kuptimin demokratik, jemi një familja më e madhe, kemi dal edhe më të mëdhenj nga 25 prilli, nga mbështetja popullore, numerikisht dhe moralisht. Por paqartësia që mund të sundoj mendjen apo zemrën e ndokujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë sakrificën tuaj, sakrificën e demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj kam paralajmëruar dhe do vazhdoj të paralajmëroj, siç e kam për detyrë si kryetar i Partisë Demokratike, por dhe si demokrat për këtë rrezik i cili shfaqet në formën e dilemës se çfarë ishte 25 prilli. Rreziku i dorëzimit përpara atyre që 25 prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore siç e dini fare mirë ju, është fara që hidhet për një përçarje të re në mesin tonë.

Ne jemi e vetmja shpresë që këtë shumicë të marrë peng nga pakica, ta organizojmë dhe ta kthejmë në një lëvizje masive popullore të cilës do t’i primë për të rikthyer demokracinë dhe përmes demokracisë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të marrë barrën e ndryshimit përmes qeverisjes në nivel vendor dhe nivel qendror një orë e më parë. Padiskutim kjo kërkon një vetëdije të çdo demokrati, po mua më vjen mirë që kudo ku kam shkuar, demokratët i kam gjetur të qartë dhe të bashkuar. Sikundër mos të lejojmë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çaste vëmendjen tonë ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokracia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë. Prandaj miqtë e mi, dua t’ju them fare qartë: unë e di se sa sakrifica keni bërë dhe se çfarë betejash keni zhvilluar, sikundër ju e dini që lidershipi im nuk ka qenë lidership privilegjesh, por i sakrificave të përbashkëta në të cilat j’ua kam drejtuar me vetëdijen e thellë dhe se po e bënim për diçka shumë më të madhe se vetja jonë, madje shumë më të madhe sesa Partia Demokratike, po e bënim për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sikundër jam i bindur se pa këto sakrifica dhe beteja, sot nuk do të ishim as gjysma e 2017-ës, ku në fakt jemi fituesit e vërtet përkohësisht të ndalur nga masakra zgjedhore. Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë, ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular