Vrasja e nënës së re 20 vjeçare në Greqi prej ditësh tashmë është kthyer në një ndër çështjet e shumëpërfolura jo vetëm në vendin fqinj. Një tjetër pistë e kësaj ngjarje të rëndë ku humbi jetën 20 vjeçarja britanike Caroline, Glyka Nera të Greqisë është se në shiritin izolues janë gjetur gjurmët e ADN-së së bashkëshortit të të resë, shkruajnë mediat greke.
Në dëshminë e tij ai ka thënë se ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete. Ndërkohë kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes së autorëve, ndërsa as përshkrimi i 32-vjeçarit nuk i ka ndihmuar efektivët e policisë për zbulimin e autorëve, shkruajnë mediat greke.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa javë më parë në Greqi, ku tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë.