Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma ka folur për zgjedhjet për kryetar brenda partisë së saj ku tregon arsyen se pse Basha do të fitojë.
E ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, Duma theksoi se në momente te vështira të sarkficës, njerëzit brenda një organizate e lidhin shumë veten me kryetarin e saj.
Duma thotë se demokratët sakrificën e 25 prillit e kanë të lidhur me sakrificën e Bashës dhe ata nuk mund të manipulohen dot.
Ajo thotë se PD arriti rezultat të madh më 25 prill pasi nuk kishte asnjë pushtet në dorë, dhe e ajo e kupton trishtimin e demokratëve pasi ndryshimi nuk ndodhi
‘’Momenti u përcaktua nga ata që kërkuan menjëherë garë dhe përsa kohë që nuk u prit të nxirret një rezultat, një qëndrim i brendshëm mbi plot elemente. Analizë, analizë, sado ta kryesh e ta bësh, unë për vete do e bëj, kuti për kut, ku ka patur performancë, influencë. Për sa kohë nuk u prit asnjë moment, si një consensus për të vërtetat. Mendoj se vendimmarrja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, përshpejtimi me 3 javë, jo i kohës së fushatës, dmth koha është zgjatur e kandidatëve. Ka qenë një kohë 2-javore, tani është 3 javë. Nuk është zvogëluar koha e tyre, është zmadhuar.Veprimi i kryesisë për ta sjellë në atë moment e bën që debate në publik dhe PD të zhvendosej aty ku duhej. Unë realisht për këtë vendim, ju them nuk e di cila është teza për këtë, çfarë do të ndryshonte po të bëheshin 2 javë më pas. Nuk shoh element përmbajtësor.
Unë e shoh këtë si një njeri që përpiqem aq sa mundemi, të jemi jashtë dhe brenda kutisë sonë. Kam konflikt interesi që jam brenda PD, s’kam luks ta shoh si nga jashtë. Në këtë kuptim kuptoj që demokratët që janë përfshirë në fushatë, jashtë çdo pushteti arritën rezultat. E di që kushdo që më dëgjon tani do të donte të flisja për fitoren. E di sa të mërzitur e të trishtuar janë që nuk ndodhi ndryshimi. Nuk ndodhi ndryshimi. Kam një reflektim, e di që pas disa muajsh do ndajmë faktet nga analiza. Mos kesh asnjë pushtet dhe të arrish këtë rezultat është gjë e madhe. Nuk bënim dot asgjë nëse qëndrestaria dhe besnikëria nuk do ishte deri në fund. Ka rrëshqitur për element pushteti, vjen një moment që ditën e pestë të rezultatit statistikor vendosesh pranë faktit që hej ti nuk bëre gjënë e duhur. Ata lidhen shumë me kryetarin. Për sa kohë kjo organizatë e ka ndjerë këtë kohë, e shoh se çfarë është bashkimi i tyre me kryetarin e organizatës .Është e paarsyeshme që në një moment të vështirë të ndash sakrificën e tyre nga gjithçka tjetër. Ata që punuan në këtë kohë, duket sikur Basha do të fitojë zgjedhjet. Po do i fitojë zgjedhjet, sepse demokratët kanë lidhur sakrificën e tyre me sakrificën e tij.
Nuk besoj se manipulohen demokratët. Unë nuk kam dëgjuar platformat me vëmendje. Por përderisa kam dëgjuar në 2-3 momente në princip, nuk i kam dëgjuar se si thotë populli dita e mirë duket që në mëngjes.
Duam ndryshimin, e kam goditur politikën shqiptare në tërësi. Duam hapje thonë, duhen rregulla loje, por cilat. Ka individë që janë rezultat i hapjes së PD, ka njerëz që janë hierarkia e PD. Dua të dëgjoj si? Ai është që është sfituesi dhe ja vlen, ka munguar ‘si’, dhe i drejtohet kryetarit sepse ti, sepse ti. Dua të them që nuk ka rëndësi fare të stërhollojmë sa demokratike është brenda një parti. Kundërshtari nuk bën fare. Është delirante të thuash që nuk flas se nuk dëgjohem. Ose shikoni se unë kam folur, por s’jam dëgjuar. Në politikë është diktat ii kartonave. Nuk ke çfarë i bën. Nëse mazhoranca nuk është e bindur që ke dhe forcën e arsyen, dhe nuk vjen me ty, nuk ke çfarë i bën.Në këtë kuptim, vendimet që e atakojnë apo Basha mund të ketë diçka për të thënë, janë marrë me karton. Këtu merren me shumicë. ‘’- tha Duma.