Zëdhënësi i Presidentit , Tedi Blushi ka publikuar një foto të deputetit të opozitës parlamentare, Besnik Troplini i cili shfaqet me 500 euro në ballë.
Blushi ironizon duke thënë se edhe për këtë vit Troplini bashke me deputetët e tjerë i siguruan pushimet.
Ai thekson se deputeti me ‘votë’ në ballë i grupit ‘’antikorrupsion’’ të murrizëve pret direktivat nga përtej ‘oqeanit’.
Kjo foto publikohet nga Blushi pak orë pasi Troplini së bashku me 103 deputetë të tjerë votuan pro shkarkimit të Metës në Kuvend
STATUSI NGA TEDI BLUSHI
Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”.
I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha 😂😂