Ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer sot pas në kohë duke kujtuar pritjen e ish-presidentit George W. Bush në Tiranë.
Bush erdhi në Tiranë 14 vite më parë, në 10 qershorin e vitit 2007, duke shënuar vizitën e parë të të një Presidenti Amerikan në Shqipëri.
“Një datë historike në marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Vizita e Presidentit George W. Bush në Shqipëri”, shkruan Berisha në faqen e tij në facebook ku ka publikuar edhe pamje nga konferenca e përbashkët për media.