Tetë vite pasi dha dorëheqjen, Sali Berisha nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike.
Lideri historik i së djathtës i pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, u shpreh: “Kurrë, mos thuaj kurrë”.
“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha per Syri Tv.
Pyetje: Keni thënë që Sali Berisha kurrë nuk do të kthehet në funksionet e PD?
Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë, Never say never
Pyetje: Këtë shprehjeje e keni përdorur me Ramiz Alinë?
Berisha: E kam përdorur atëherë dhe sot e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam ndërruar dhe i kam hequr pengesat e mia
Pyetje: Nuk përjashtoni edhe drejtimin e drejtimin e PD në të ardhmen?
Berisha: Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më. Kategorikisht