Një nënë 23-vjeçare është arrestuar për vrasjen e së bijës, të cilën e vari në ballkonin e katit të gjashtë si ndëshkim për të qarat.
Sipas “Daily Mail”, 3-vjeçarja, Anastasia, dëgjohet në videon e publikuar online duke thënë mes ulërimash: “Mami, kam frikë”.
Pas kësaj, Anastasia i shpëtoi nga duart nënës së saj, duke rënë në tokë e duke humbur kështu jetën.
Anna Ruzankina, nëna ruse, është filmuar duke zbritur me shpejtësi me anë të ashensorit për të marrë të bijën, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.
Ajo shihet duke e shkundur 3-vjeçaren, në përpjekje për ta zgjuar, gjatë kohës që ngjitej sërish me ashensor për në banesë.
Sipas dëshmitarëve, Anna e kishte mbajtur të bijën nga bluza, e cila pas pak minutash u gris dhe Anastasia ra.
Sipas raporteve, Anna sapo ishte kthyer nga një klub nate dhe ishte e dehur. Gjatë marrjes në pyetje, nëna ka thënë se fëmija është ngjitur në ballkon vetë, por nuk e kanë besuar. Gjithashtu, ajo rrezikon 21 vite burg nëse dënohet.