BallinaKronike“Nuk do ta kisha vrarë por…”/Ekzekutoi mikun se hiqej si “i forti”...

“Nuk do ta kisha vrarë por…”/Ekzekutoi mikun se hiqej si “i forti” i fshatit, zbardhet dëshmia e autorit

spot_img
spot_img

“Nuk do ta kisha vrarë por më ka dhunuar dhe fyer”. Kështu ka deklaruar para Gjykates ku ka dalë për të rivlerësuar masën e sigurisë, Leonard Bashaliu i cili akuzohet se qëlloi me armë zjarri duke e lënë të vdekur 44-vjeçarin Ylber Xhahysa, në Peqin.

Bashaliu përfundoi në prangat e policisë fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Pas konfliktit verbal Leonardi qëlloi me pistoletë në drejtim të Ylberit, duke e lënë këtë të fundit fillimisht të plagosur. Më pas 44-vjeçari u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se mes tyre ka pasur një konflikt të hershëm që e ka zanafillën 5 vite më parë, kohë kur autori i dyshuar është konfliktuar me viktimën pasi ky i fundit i kishte gërvishtur automjetin. Po ashtu Leonard Bashaliun e shqetësonte fakti që Ylber Xhahysa hiqej si i “forti” i fshatit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular